Ditëlindja e katërt e Hanës, Loredana: Ti je arsyeja që unë jam e fortë

Reperja Loredana ka uruar të bijën, Hanën për ditëlindjen e katërt.
Përmes Instagramit, Loredana ka publikuar një video në të cilën ka mbledhur disa nga momentet më të lumtura të tyre bashkë.
“Urime ditëlindjen fëmija im, nuk e di nëse duhet të qaj apo të qesh. Kam brenda një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj kur përmendet emri yt. Hana, jeta ime është nganjëherë e shëmtuar, vetëm ti mund ta bësh të bukur.. ti je arsyeja e motivimit tim, ti je arsyeja që unë jam e fortë..”, ka shkruar ndër të tjera Loredana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by babymama (@loredana)


Edhe Mozzik, ka uruar Hanën për ditëlindjen e katërt.
“Sot 4 vjet m’ke bo njerin ma t’mirë n’botë e ma t’gzushmin n’botë, Zot faleminderit”, shkroi Mozzik./21Media

Back to top button