Jean-Luc Godard lindi në Paris më 3 dhjetor 1930, i dyti nga katër fëmijët në një familje borgjeze franko-zvicerane. Babai i tij ishte një mjek që kishte një klinikë private dhe nëna e tij vinte nga një familje e shquar e bankierëve zviceranë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Godard u bë një qytetar i natyralizuar i Zvicrës dhe ndoqi shkollën në Nyon (Zvicër). Prindërit e tij u divorcuan në 1948, kohë në të cilën ai u kthye në Paris për të marrë pjesë në Lycée Rohmer. Më 1949 ai fillot studimet në Sorbonne për t’u përgatitur për një diplomë në etnologji. Gjatë kësaj kohe që ai filloi të shoqërohej me François Truffaut, Jacques Rivette dhe Éric Rohmer.

Më 1950 Godard, me Rivette dhe Rohmer, themeluan “Gazette du cinéma”, e cila botoi pesë numra, midis majit dhe nëntorit. Ai shkroi një numër artikujsh për revistën, shpesh duke përdorur pseudonimin “Hans Lucas”. Pasi Godard financoi dy filma nga Rivette dhe Rohmer, familja e Godard ndërpreu mbështetjen e tyre financiare në 1951 dhe nga ai moment ai bëri një mënyrë jetese bohemiane, që përfshinte vjedhjen e ushqimit dhe parave kur ishte e nevojshme. Në janar 1952 ai filloi të shkruajë kritika filmike për “Les cahiers du cinéma”. Më vonë atë vit ai udhëtoi në Amerikën e Veriut dhe Jugut me babanë e tij dhe u përpoq të bënte filmin e tij të parë (nga i cili u realizua vetëm një kuadër lëvizës i xhiruar nga një veturë).

Godard, njihet si njëri nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të “Valës së re” në kinemanë franceze, si një regjisor inovativ, i cili theu shumë rregulla dhe e çliroi kinemanë nga shumë klishe. I angazhuar edhe në jetën politike e sociale, Godard ishte rrebel edhe në jetë ashtu siç ishte edhe në artin e tij.

Filmi i tij “Breathles” i vitit 1960, promovoi metodën “jump cut” dhe injoroi rregullin e rampës 180 shkallë.

Godard, edhe tani në moshën 90 vjeçare vazhdon të jetë aktiv në krijimtarinë filmike dhe në jetën sociale.