Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka folur për procesin e dizajnimit të sistemit të llogaridhënies duke përfshirë edhe vettingun.

“Pas diskutimeve, kemi arritur në përfundim që të gjithë janë për që të jenë pjesë e një dizajnimi të sistemit të llogaridhënies, përfshirë edhe vettingun. Poashtu jemi pajtuar që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe jemi pajtuar që të gjejmë mënyrën më të mirë se si ta zhvillojmë  procesin e dizajnimit të sistemit të llogaridhënies duke përfshirë edhe vettingun.”, ka thënë Selimi.

Në vendimin, i cili do t’i propozohet sot Qeverisë për aprovim, Selimi është shprehur se ende do ta mbajmë të hapur pikën ku grupi i ekspertëve është i mirëseardhur të merr pjesë në këtë proces të dizajnimit të sistemit të llogaridhënies duke përfshire edhe vettingun.

Në përbërje të grupit, Selimi, citohet se ka thënë se kanë ftuar dhe diskutuar me hisedarët që të kemi nga një përfaqësues nga këto institucione: Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsion, Policia e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Inteligjencës, Oda e Avokatëve të Kosovës, përfaqësues nga grupi i ekspertëve sipas pikës 1 të vendimit 0804. Gjithashtu në këtë grup do të ftohen në rolin këshillëdhënës edhe përfaqësues nga Ambasada e ShBA-së, Zyra e BE-së, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, Ambasada e Gjermanisë, Italisë, Francës, përfaqësues nga Misioni i OSBE-së dhe përfaqësues të tjerë nga Shoqëria Civile.

“Pas konsultimeve që kishim me këta akter, të gjithë janë për gjithëpërfshirje dhe për një sistem inkluziv, i cili do të dal me dizajnimin e  sistemit të llogaridhënies, duke përfshirë edhe vettingun, që mund dhe duhet të jetë i implementueshëm.”, është bërë e ditur më tutje në komunikatën e ministrisë./21Media