Policia amerikane ka arrestuar Dj Erick Morillo-n, i cili akuzohet për abuzim seksual ndaj një vajzë në Miami

Thuhet se ai kishte kryer një vepër të tillë në dhjetor të vitit 2019,  ndërsa po ndiqte vajzën pasi doli nga një festë e organizuar në Star Island. Raportimet thonë se viktima kishte lajmëruar rastin në polici duke dhënë detaje të shumta rreth rastit.

E gjithë ngjarja sipas policisë, më pas ka ndodhur në shtëpinë e Morillos.

DJ Eric Morillo vazhdon të mohojë se ka bërë një veprim të tillë.