Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Zogjani është dërguar në Hagë. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Liridon Zogjani, i cili në një shkrim në Facebook u shpreh se babai i tij “është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për në Hagë, pa e ditur as ai dhe familja e tij”.

“Sot ne ora 07:30 te mengjesit , Babi eshte ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty eshte derguar per ne Hage , pa e ditue dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja. Babi ka qene nje mbeshtetes i fuqishem i celulave te para te luftes , ne aspektin operativ e sidomos ate financiar , qe nga fillimi i vitive i 80-ta. Ishte krah i djthte i vellaut te tije Hysenit-njerit nga themeluesit e UÇK-s ( i kidnapuar nga sherbimet sekrete serbe 1998 ).”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.

Më tej ai shkroi se babain e tij e kanë ftuar nga Prokuroria Speciale për periudhën e luftës.

Një ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale konfirmoi se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, dhe zyrtarëve të tjerë të UÇK-së./21Media