Me pamjen e tij, nofullën e gdhendur dhe bicepsin e fryrë, Joseph Baena është imazhi i babait të tij.

Aktori i ri, djali i legjendës së ekranit Arnold Schwarzenegger do të ndjekë hapat e babait të tij me rolin e tij të parë në filmin ardhshëm, transmeton rtv21.tv.

Në një intervistë për DailyMailTV, Baena, 23 vjeç zbulon se si ai përpiqet të mos bëjë krahasime të vazhdueshme me babain e tij të famshëm, injoron fjalët për të imituar karrierën stratosferike të Schwarzenegger dhe hapet në lidhje me betejën e tij duke e shndërruar veten nga një adoleshent ‘topolak’ dhe ‘mbipeshë’ në një burrë me muskuj.

“Unë jam duke ndjekur hapat e babait tim, por po bëj gjërat e mia”, shpjegoi Baena.

Por, pavarësisht se babai i tij ishte një ‘frymëzim i madh’ për të në rritje, ai preferon të ‘mbyste’ të gjitha fjalimet e krahasimeve.

“Më pëlqen të përqendrohem vetëm te vetja”, tha ai.

Babë e bir shpesh fotografohent së bashku në palestër./21Media