Durim Limaj, djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajt sot në 10 vjetorin e vdekjes së nënës së tij e ka kujtuar atë me dy fotografi të veçanta, shkruan rtv21.tv

Ai ka publikuar një fotografi nga fëmijëria, dhe një tjetër ku shihet djali i tij pranë varrit të gjyshes së ndjerë

Këto fotografi ai i ka shoqëruar me një shkrim emocionues.

“Sot 10 vite prej dites qe ike Nene. Dhimbja eshte e njejte e krenaria per ty dhe veprat tua na rritet cdo dite. Ne po ecim hapave qe trasove ti. Tashme, je bere gjyshe, e mbesa me krenari mban emrin tend. Ishe dhe mbetesh shembulli i nje prindi, e ne, pasardhesit tu, po mundohemi qe femijeve tane te iu ofrojme ate qe ti na mesove. Te kujtojme perhere me dashuri e respekt. Djali, vajzat, nipat e mbesa jote”, është mbishkrimi që Durimi e ka lënë poshtë fotografive të publikuara.

Fatmir Limaj ka katër fëmijë tri vajza dhe një djalë me bashkëshorten e parë tashmë të ndjerë. /21Media