Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica muajin e kaluar është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij Belkiz u bekuan me një djalë të cilin e pagëzuan Tian. Si Miloti ashtu edhe Belkizi që nga lindja e vogëloshit nuk po hezitojnë që të publikojnë imazhe të ndryshme.

Belkizi ishte ajo e cila së fundmi publikoi një fotografi të ëmbël të vogëlushit, të cilin e kishte veshur me fanellë të ekipit të Werder Bremen.

“Paq fat, babai më i mirë”, është mbishkrimi që ajo e ka lënë mbi fotografinë e publikuar në Instastory.

Kujtojmë se Miloti dhe Belkizja janë fejuar në vitin 2015, kurse janë martuar vitin e kaluar. /21Media