Vitin që e lamë pas reperi i njohur, Ledri Vula u bë baba i një vajze për herë të parë. Fatin e Ledrit e pati edhe futbollisti i njohur, Milot Rashica i cili u bekua me një djalë.

Ledri dhe Miloti kanë raporte të mira shoqërore, madje ata kalojnë kohë të mirë së bashku tashmë edhe me familjet e tyre.

Një fotografi e ëmbël e publikuar nga gruaja e Milotit në Instagram rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve. Në këtë imazh shihet djali i Rashicës së bashku me princeshën e Ledrit.

“Duke u kujdesur për princeshen e tij“, është mbishkrimi që Belkizja e ka lënë mbi këtë imazh.

Ledri dhe partnerja e tij Sara vajzën e pagëzuan me emrin, Poem Blu, kurse Miloti dhe gruaja e tij Blekizja për djalin e tyre zgjodhën emrin Tian./21Media