Djali kanosi nënën: Mi jep 5 euro të blej birra, i caktohet masa e paraburgimit

 

Gjykata Themelore në Ferizaj sot ka informuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit S.S., për shkak të kryerjes së veprës penale ”kanosja”.

Sipas gjykatës, është vërtetuar se i dyshuari më 26.04.2021 në shtëpinë e nënës së tij, E.S., e cila ishte me vajzën e saj, i njëjti i ka kërkuar 5 euro për të blerë birra, duke kanosur të ëmën se nëse nuk ia jep të hollat do ta vret me thikë dhe në atë moment kishte marrë thikën e kuzhinës, me ç’rast e dëmtuara detyrohet që t’ia blej birrat.

”Pas konsumimit të birrave i pandehuri përsëri kanos nënën dhe motrën e tij me thikë , duke iu thënë se do t’i vret, me çka të dëmtuarat detyrohen të largohen nga shtëpia. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button