Djali mbyt babanë 85 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Remas në Divjakë, ku djali ka mbytur babanë e tij.
Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se trupi i pajetë i 85 vjeçarit, me shenja dhune është gjetur në banesën e viktimës.
“Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur”, ka njoftuar Policia.
Në komisariatin e Divjakës është shoqëruar i dyshuari A.S. dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button