Pas rastit tragjik që ndodhi në Prizren ku dyshohet se djali vrau babanë e tij, ka reaguar, Agan Halili djali tjetër i të ndjerit.

Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se i dyshuari për vrasje ka qenë me probleme psiqike. Halili ka deklaruar se po bëhet padrejtësi ndaj familjes së tij kur rasti po cilësohet si zënkë në familje.

“Familjes sime, babait tim te ndjere, nje njeri qe e njihte nje Prizren i tere me rrethine per zemergjeresine, urtesine e tij, padrejtesisht po i hidhet faji per „pakujdesi“ e „cthurje“ ne familje.Fillimisht nuk ka qene zenke ne familje, e te ju vije turp atyre qe e nxorren lajmin te tille.
Ai qe kreu krimin, vellau im, eshte i semure psiqik, ka crregullime personaliteti, skizofreni dhe depresion. Ne ka 10 vite qe e vuajme kete crregullim te tijin. Vellau ka qene ne trajtim disa here ne Prishtine, eshte mjekuar e me pas eshte liruar pa protokoll te qarte nga spitali, pa udhezues te qarte se si duhet te shkoje trajtimi ne vijim. Vellau ka qene i dhunshmem edhe jemi detyruar disa here te conim serish ne Psikiatri ne Prishtine, e shume here te tjera kemi kerkuar ndihmen e policise. Ne e kishim vellaun tone, ne rruge nuk e linim dot, por edhe zgjidhje per kte gjendje jashtezakonisht te veshtire nuk morrem kurre nga shteti.
I ndjeri babi im, e ka vuajtur edhe me shume sepse ai eshte perfshire edhe me shume ne semundjen e vellaut, e ka cuar ai vet ne spital e polici, i ka dhene ai ilacet me force, e ka nxjerr ai me shpesh se te gjithe per kafe qe t‘a kthente ne normalitet.”, ka thënë ai.

Tutje ka akuzuar policinë e Prizrenit, pasi që sipas tij më herët policia është njoftuar për gjendjen e të dyshuarit por nuk kanë reaguar si duhet.

“Duke pare gjendjen e renduar te vellaut ne kemi lajmeruar policine e Prizrenit para 3 ditesh para se te ndodhte ky krim, ata kane ardhur e kane cortuar me fjale si mund te cortosh nje 2 vjecar edhe kane ikur. Pergjegjesia per kte perfundim tragjik i takon vetem institucioneve te Kosoves qe jane pergjegjese per te tilla probleme.”, ka përfunduar Halili./21Media