Ai nuk i lë detyrat pa bërë, por as ndeshjen t’i ikë

Ai nuk i lë detyrat pa bërë, por as ndeshjen t’i ikë

Miliona njerëz në mbarë botën janë tifozë të futbollit, por sidomos të ekipit që mbështesin. Pjesë e të qenit një tifoz i patundur është që të shkosh në stadium për të parë lojën e ekipit tuaj, megjithatë, nganjëherë keni përgjegjësi të tjera dhe nuk mund të shkoni.

Përkundër kësaj, disa njerëz arrijnë të inkurajojnë dhe përmbushin detyrat e tyre në të njëjtën kohë, si në rastin e këtij fëmije, përcjell rtv21.tv.

Një i mitur, tifoz i klubit meksikan Santos Laguna, u pa duke bërë detyrat e shtëpisë së në një nga vendet e stadiumin Corona, teksa po përcillte ndeshjen e ekipit të tij kundër klubit të Maratonës. Pranë fëmijës ishte personi që e shoqëronte atë, i cili dukej se e ndihmonte.

– Vieja voy al juego…- Ayuda al niño con la tarea o no vas…- Ya es tarde, no alcanzo!! – No vas dije…- Que si voy!!!!

Gepostet von Gonzalo Cortés Esp am Mittwoch, 27. Februar 2019

Por kjo nuk është e gjitha, pasi edhe klubi Santos Laguna ndau imazhin zyrtar të llogarisë në Twitter dhe e shoqëroi atë me një mesazh inkurajimi.

“Kjo dashuri nuk njeh kufizime, sepse duke qenë se #Warrior përfaqëson, herë pas here, duke u përballur me sfida që na lejojnë të jetojmë këtë pasion. Urime dhe falë këtyre tifozëve që tregojnë dashurinë për ekipin dhe përgjegjësinë në punën e tyre!”/21Media