Një djalosh nga India që u lind me nga një gisht më shumë në secilën dorë thotë se është krenar me gjendjen e tij, e cila sipas tij i ndihmon të fitojë në video-lojëra. Faizan Ahmad Najar i ka 12 gishtërinj, një dukuri që i prek një në 1 mijë e 500 foshnja.

12-vjeçari thotë se kjo gjendje e tij i ka ndihmuar të shkëlqejë në sportet e tij të preferuara dhe në video-lojëra sikurse Clash Squad. Edhe prindërit e tij janë shumë krenar me të dhe thonë se refuzuan që ai t’i nënshtrohej një operacioni kur ishte foshnje.

Shokët e tij e quajnë “Krrish”, ylli i njohur i disa serive të Bollywoodit.

Faizan deklaroi: “Ndjehem krenar. Nuk turpërohem – është vullnet i Zotit. Nganjëherë, por jo shpesh, mendoj pse vetëm unë? Por para se gjithash, kam miq shumë të mirë që m’i largojnë ato mendime”.

Faizan thotë se ai dëshiron të bëhet mjek, dhe t’i trajtojë pacientët me këso probleme shëndetësore, kështu që sipas tij, askush s’do t’i përqesh ata.

“Fatmirësisht, s’kam përjetuar këso momente në vendin ku unë jetoj”, deklaroi ai./21Media