Amir Rrahmani, Samir Ujkani dhe Atdhe Nuhiu kanë dhënë një mesazh për qytetarët, sot në ditën kur Kombëtarja e Kosovës luan kundër Greqisë. Përmes disa videove, futbollistët i kanë këshilluar qytetarët që të marrin masat kundër koronavirusit.

“COVID-19 na nxori për muaj të tërë jashtë lojës, tani është koha që ne ta nxjerrim atë, ruaje distancën dhe mbaje maskën”, tha Amir Rrahmani.

Këto video janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook.

Kujtojmë se, ndeshja sonte fillon nga  ora 20:45, në ‘Fadil Vokrri’. /21Media