Djemtë, nënat e të cilëve vuajnë nga depresioni derisa janë shtatzënë kanë më shumë gjasa të jenë hiperaktivë dhe agresivë, ka zbuluar një studim.

Studiuesit nga Kanada zbuluan gjithashtu se fëmijët kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë depresion deri në moshën 18 vjeç, nëse nënat e tyre vuanin nga depresioni prenatal.

Vlerësohet se deri në një të pestën e grave vuajnë nga simptoma të depresionit gjatë shtatzënisë.

Depresioni prenatal është i lidhur me problemet e sjelljes dhe të zhvillimit te fëmijët, por saktësisht se si ndikon  në këto ndryshime ka qenë e paqartë, përcjell portali rtv21.tv

Sipas studiuesve, një shpjegim mund të qëndrojë në lidhje të dobësuara të trurit që ndikojnë në sjelljen e fëmijës.

Lënda e bardhë e dobësuar në tru ishte e lidhur gjithashtu me agresionin e rritur dhe hiperaktivitetin tek fëmijët meshkuj, zbuloi studimi.

Në studimin e tyre, ekipi hulumtues nga Universiteti i Calgary, Kanada, ekzaminoi 54 nëna shtatzëna  dhe me fëmijët kur erdhën në jetë.

Në disa pika gjatë shtatzënisë, gratë u pyetën nëse ato po përjetonin simptoma të depresionit.

Pasi fëmijët lindën, studiuesit përdorën të ashtuquajturin ‘MRI difuzionit’ – një teknikë imazherie që mund të zbulojë forcën e lidhjeve strukturore midis rajoneve të ndryshme të trurit – për të ekzaminuar materien e bardhë të fëmijëve.

Simptoma më të mëdha të depresionit prenatal në nënat u zbulua se shoqërohen me lidhje më të dobëta të materies së bardhë midis rajoneve të trurit të përfshira në përpunimin emocional midis fëmijëve, raportuan studiuesit.

Këto dobësi lidhëse relative mund të çojnë në të ashtuquajturat ‘gjendje emocionale të çrregulluara’ tek fëmijët – në të cilat ata nuk do të ishin në gjendje të menaxhojnë intensitetin dhe kohëzgjatjen e emocioneve negative siç janë frika, trishtimi ose zemërimi.

Gjetjet nënvizojnë nevojën për një kujdes më të mirë prenatal për të njohur dhe trajtuar depresionin prenatal në mënyrë që të mbështesin nënat dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre, thanë studiuesit.

‘Të kuptuarit se si ndikon depresioni prenatal në sjelljen e fëmijëve është thelbësore për trajtimin e duhur të problemeve të shëndetit mendor para lindjes dhe përmirësimin e rezultateve të fëmijëve,‘ thanë studiuesit./21Media