Një djalë shtatë vjeçar nuk mund ta fshehte kënaqësinë kur u bashkua më në fund me shokun e tij më të mirë.

Carson, familja e të cilit u transferua në Karolinën e Jugut, nuk e kishte parë mikun e tij më të mirë, Cade, gjithashtu shtatë vjeç, për më shumë se gjashtë muaj për shkak të pandemisë.

Por, më 4 korrik, në Taylors, Karolina e Jugut, Cade po vizitonte një të afërm dhe nëna e Carson, Sarah Bates, fshehurazi ndihmoi në planifikimin e një ribashkimi për djemtë.

Sara nuk i tha djalit të saj që ai do ta takonte mikun e tij, pasiqë po ta dinte ai do të ishte shumë i emocionuar dhe nuk do të mund të hante apo të flejë me ditë.

Në ditën e befasisë, Carson u ngjit në hyrje të shtëpisë dhe, sapo Cade pa mikun e tij, ai menjëherë vrapoi për ta përqafuar./21Media