Ylli i tenisit, Novak Djokovic ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, pas ngjarjes që e organizoi në Kroaci. Ai konfirmoi sot se ai dhe gruaja e tij dolën pozitiv, përderisa fëmijët e tyre dolën negativ.

Në një prononcim lidhur me mbajten e turneut Adria, ylli i tenisit tha se “gjithçka u bë për tu ribashkuar dhe për të ndarë një mesazh solidariteti”.

“Çdo gjë që bëmë muajin e kaluar, e bëmë me zemër dhe qëllime të sinqerta. E organizuam turneun në momentin kur virusi po dobësohej, duke besuar se janë krijuar kushtet për mbajtjen e turneut”, deklaroi ai.

Ai shtoi se fatkeqësisht, virusi është ende prezent dhe ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të./21Media