“Do ta prezantojmë Fondin e Mbijetesës Ekonomike me vlerë mbi 1 miliard euro”

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021-2025, në kuadër të së cilës do të prezantohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike me vlerë mbi 1 miliard euro për vitin 2021.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpreh se ky fond garanton përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19si dhe mbështetjen për familjet në krizë ekonomike.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021. Ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera”, u shpreh Haradinaj.

Back to top button