Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në muajt në vijim do të angazhojnë edhe 375 profesionistë shëndetësorë, që do të jenë kapacitete shtesë në institucionet spitalore, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë situata e krijuar nga pandemia Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se bashkë me kryetaren e grupit të grave deputete, Vlora Limani-Hajnuni dhe u.d. drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqin kanë vizituar klinikën e Onkologjisë, ku folën për hapat që do të ndërmarrim gjatë vjeshtës për ta menaxhuar situatën epidemiologjike.

“Diskutuam për furnizimet me barna të listës esenciale por edhe me terapitë e reja, programet e parandalimit dhe aparaturat që i dedikohen identifikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Në këtë muaj të ndërgjegjësimit, pres angazhimin shtesë kundër kancerit të gjirit. Si hap parandalues po i sigurojmë vaksinat kundër gripit sezonal. Po ashtu, në përpjekjet tona kundër Covid-19 këtë javë po angazhojmë edhe 375 profesionistë shëndetësorë, të cilët në muajt në vijim do të jenë kapacitete shtesë në institucionet spitalore, në mënyrë që ta tejkalojmë sa më lehtë këtë situatë”, ka shkruar Zemaj në Facebook./21Media

Bashkë me kryetaren e grupit të grave deputete, znj. Vlora Limani Hajnuni dhe dr. Valbon Krasniqin, u.d. drejtor i…

Posted by Armend Zemaj on Wednesday, 7 October 2020