Do të befasoheni me trupin tuaj, nëse e nisni mëngjesin me ujë dhe mjaltë

Të gjithë e dinë se sa i dobishëm është mjalti, por pak njerëz dinë për përfitimet e ujit me mjaltë.

Shkrin yndyrën
Uji me mjaltë mund t’ju ndihmojë të eliminoni kilogramët e tepërt. Sheqeri që përmban mjalti është me origjinë natyrale dhe është një burim i shëndetshëm i kalorive. Dhe jo vetëm kaq, ju ndihmon edhe të mos i nënshtroheni tundimit kur bëhet fjalë për pije të tjera të ëmbla.
Përmirëson tretjen
Një gotë me ujë të vakët e kombinuar me një lugë çaji mjaltë, me stomakun bosh në mëngjes, ju ndihmon të rregulloni tretjen. Vetitë antiseptike të mjaltit ndihmojnë në zbutjen e acidit në stomak duke rritur prodhimin e mukusit të zorrëve. Pija është “përgjegjëse” edhe për hidratimin e zorrës së trashë.
Përmirëson imunitetin
Mjalti është një ilaç natyral fantastik që eliminon bakteret. Është plot me enzima, vitamina dhe minerale që janë “në vijën e parë” në luftën kundër baktereve. Në kombinim me ujin e nxehtë, vetitë e përmendura përmirësohen më tej.
Redukton alergjitë
Duke përdorur mjaltin vendas, në fakt do ta përshtatni organizmin me polenin. Nga ana tjetër, ju ndihmon të reduktoni ndjeshmërinë ndaj alergjive mjedisore. Uji i nxehtë nuk është vendimtar por është shumë i rëndësishëm për hidratim.
Lehtëson dhimbjen e fytit dhe kollën
Uji me mjaltë mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve dhe acarimit të fytit, si dhe në lehtësimin e kollës. Është një zgjidhje natyrale dhe nuk ka efekte anësore.

Back to top button