Miftaraj: Është kryer shkelje ligjore

Miftaraj: Është kryer shkelje ligjore

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se nëse AKI-ja dhe Policia e Kosovës nuk kanë informuar për arrestimin e shtetasve turq në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditë më parë, atëherë kanë kryer shkelje ligjore, shkruan rtv21.tv

Sipas tij, presidenti në rastin konkret kryeministri si kompetent me mandat, sot nuk do të duhej të kërkonte asnjë raport, por pa asnjë takim ta shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme, drejtorin e Policisë dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Sot i pamë deklaratat e të gjithë krerëve më të lartë të shtetit, prej presidentit, kryeparlamentarit dhe kryeministrit. Nëse e marrim për bazë ligjin për Këshillin e Sigurimit të Republikës së Kosovës, ky ligj përcakton në mënyrë të qartë se çdo rast kur kemi raste të tilla në të cilat cenohet siguria kombëtare e Republikës së Kosovës drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë duhet ta lajmërojnë presidentin, kryeministrin e shtetit”, tha Miftaraj në emisionin Click të RTV21./21Media