Do të formohet agjenci për tërheqjen e investimeve të huaja në vendet e “Open Balkan”

Do të formohet Agjenci për tërheqjen e investimeve të huaja në vendet e iniciativës Ballkani i Hapur, përcjell TV21. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ai i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot kanë realizuar takim online në kuadër të iniciativë Ballkani i Hapur.
Nga kabineti i Kovaçevskit njoftojnë se temë e mbledhjes së përbashkët ka qenë furnizimi me ushqim dhe energji në kohë krize si dhe përgatitja për ballafaqim të përbashkët në rast të zjarreve si pasojë e motit për këtë verë.
“Udhëheqësit ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera të punës ndërmjet resorëve, për temat e krizës dhe me qëllim krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë./21Media

Back to top button