Artistet e njohura, Violeta Kukaj, Ryva Kajtazi dhe Dhurata Dora janë disa prej këngëtarëve të njohura që përveç zërit shquhen edhe për stilin e veçantë dhe vazhdimisht janë në qendër të vëmendjes.

Violeta, Ryva dhe Dhurata me muzikë filluan të merren qysh herët, gjatë këtyre viteve ato vazhdimisht sollën projekte të reja, shkruan rtv21.

Gjatë viteve sa ato janë pjesë e estradës sonë kanë pësuar shumë ndryshime. Falë grimit dhe kujdesit për pamjen e tyre ato tani kanë arritur majat e bukurisë, dhe ndryshimet e tyre vërehen dukshëm, si në fytyrë ashtu edhe në trup./21Media