Edhe një herë shoqata “Jetimat e Ballkanit”, i erdhi në ndihmë Komunës së Skenderajt duke bashkëpunuar në bashkëfinancimin e ndërtimit të pesë shtëpive për familjet në nevojë në Skenderaj.

Kjo pasi që i pari komunës, Bekim Jashari, sot së bashku me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” kanë nënshkruar këtë marrëveshje me anë të së cilës, Komuna e Skenderajt dhe shoqata bamirëse në fjalë, do të përzgjedhin pesë familje në nevojë për t’i bërë me shtëpi.

Sipas njoftimit të komunës, kryetari Jashari është shprehur mirënjohës ndaj humanistit Kastrati për ndihmën që gjithmonë ka ofruar për qytetarët e Komunës së Skenderajt.

“Falënderime të përzemërta për humanistin Halil Kastrati dhe shoqatën “Jetimat  Ballkanit” për bashkëpunimin e për shërbimin në ndihmë të popullit tonë, jetimave dhe familjeve në nevojë”, tha Jashari.

Kujtojmë që vitin e kaluar falë bashkëpunimi mes komunës dhe kësaj shoqate janë ndërtuar 25 shtëpi për familjet nevojtare në Skenderaj./21Media