Me Guardiolën City nuk ka shkuar më larg se në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Me Guardiolën City nuk ka shkuar më larg se në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola vlerëson se do të quhet dështak nëse ai nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

“Vitin e kaluar e patëm një sezon të jashtëzakonshëm, ama njerëzit thonë ‘por ti nuk e ke fituar Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye unë do të gjykohem si dështim në këtë klub, nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve as në periudhën time të fundit këtu. E di këtë”, tha Guardiola.

City nuk ka arritur asnjëherë të shkojë më larg se çerekfinalja në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Guardiolës dhe është eliminuar nga Monaco, Liverpooli dhe Tottenhami në tri sezonet e fundit.