Për Arta Dobroshin një emocion i veçantë

Për Arta Dobroshin një emocion i veçantë

Aktorja e mirënjohur kosovare, Arta Dobroshi sot është dekoruar me urdhrin “Kalorëse e Arteve dhe Letrave” nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Dobroshi tha se për të është një emocion i veçantë që është nderuar me këtë çmim. Dobroshi vlerëson se është tejet e rëndësishme me ëndrru dhe me besu në ëndrra, shkruan rtv21.tv

Aktorja e mirënjohur ndër tjerash u shpreh se është tejet krenare që është nga Kosova.

“Unë mburrna prej kahit jom, unë mburrna që kam lindur në Kosovë edhe bile e kam menduar këtë që sa fat kam që kam lind në Kosovë, se Kosova ma ka mësu me ëndrru ëndrra të mëdhaja se krejt populli në një kohë kemi ëndrru me qenë të lirë dhe ajo ëndërr mu ka realizu.”, deklaroi ndër tjerash Dobroshi.

Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të Dobroshit, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë./21Media