Dodaj fiton medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos

Xhudistja jonë premtuese, Sidorela Dodaj e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos për grupmoshat U18, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë, Dodaj fitoi finalen e repesazhit, duke e mposhtur xhudisten holandeze, Robin Hoekstra.

Ndërkaq, deri te e bronzta, Dodaj raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin fitoi me Ippon kundër gjermanes, Emily Chiara Plich, kurse në çerekfinale e mposhti me Ippon xhudisten nga Zvicra, Celina Carraca.

Dodaj më pas u mposht në gjysmëfinale nga holandezja, Lara Stofberg, kurse në garën për të bronztën mposhti xhudisten tjetër nga Holanda, Robin Hoekstra.


Dodaj lufton për të bronztën në Evropianin e xhudos

Xhudistja jonë, Sidorela Dodaj do të luftojë për medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos, që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 48 kilogramë, Dodaj u mposht në gjysmëfinale të kësaj gare nga xhudistja holandeze, Lara Stofberg.

Deri te gjysmëfinalja, Dodaj raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin mposhti gjermanen Emily Chiara Plich, ndërsa në çerekfinale triumfoi kundër zviceranes Celina Carraca.

Më pas, Dodaj u mposht nga Stofberg, ndërsa garën tani e vazhdon në repesazh, ku përballet me një tjetër xhudiste nga Holanda, Robin Hoekstra.

Back to top button