Dogana kontrollon 11 biznese, konfiskohen mallra të ndryshme

Dogana e Kosovës ka zhvilluar 11 kontrolla në 11 biznese që dyshohen për mallra të falsifikuara dhe pirateri.

Për portalin rtv21.tv lidhur me këtë aksion ka folur zëdhënësi i doganës, Adriatik Stavileci.

Stavileci tha se aksioni është zhvilluar në tri regjione: Prishtinëm Gjilan dhe Prizren.

Ai tha se në aksion janë përfshirë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në polici, dhe Inspektoratin e Tregut, janë pjesë e kësaj Task Force.

Stavileci, shtoi se aksioni është zhvilluar pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikimin e tyre

”Dogana e Kosovë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike te Policise dhe Inspektorati i Tregut si anëtarë të Task Forcës për luftimin e piraterisë dhe falsifikimit, pas pranimit të informatave dhe punës në teren për verifikim të informatave kanë zbuluar se subjektet tregtare posedojnë mallra që dyshohet se janë të falsifikuara. Andaj, si rezultat i dyshimit institucionet e kompetente në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve konform kompetencave ligjore kanë planifikuar veprimet operative në terren dhe është zbatuar Plani Operativ, ku janë kontrolluar 11 subjekte tregtare në 3 regjione të Republikës së Kosovës (Prishtine, Prizren dhe Gjakove”, ka thënë Stavileci./21Media

Back to top button