Dogana shënon rekord në të hyra, mbi 700 milionë euro deri më sot

 
Këtë vit Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 30 përqind më shumë të hyra se sa vitin që lamë pas. Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se sot është tejkaluar shumë prej 700 milionë euro të hyra. Dhe kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave.
“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% mëshumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, thuhet në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës.
Dy institucionet që kontribuojnë më së shumti në mbushjen e buxhetit të Kosovës janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës. /21Media

Back to top button