Një mjek dhe infermiere që duhej të anulonin dasmën e tyre për shkak të shpërthimit të koronavirusit u martuan në spitalin ku ata punojnë.

Jann Tipping, 34 vjeç, dhe Annalan Navaratnam, 30 vjeç, morën pak kohë nga puna e tyre në frontin në luftimit të koronavirusit për të lidhur martesë në spitalin e Shën Thomasit në Londër, transmeton rtv21.tv.

“Mysafirët” shijuan ditën e tyre të veçantë nga distanca, falë një prej dëshmitarëve që transmetoi drejtpërdrejt ceremoninë në mënyrë që miqtë dhe familja të mund të shihnin.

Theifti, nga Tulse Hill, në jug të Londrës, kishin anuluar planet e tyre për t’u martuar, pasi kishin frikë se familjet e tyre nuk do të mund të udhëtonin të sigurta nga Irlanda Veriore dhe Sri Lanka për ditën e dasmës.

Në vend që të shtyhenin martesën, ata vendosën ta bënin dasmën përpara./21Media