Ka vdekur mjeku familjar nga Vitia, Fadil Zuka. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës duke thënë se Zuka është mjeku i parë në Kosovë që vdes si pasojë e Covid-19.

“Dr.Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta. Në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulanten e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” në Viti, pastaj në Pozheran”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 5 mijë e 877, prej tyre 139 kanë vdekur dhe 3 mijë e 69 janë shëruar./21Media