Ky vendim do të mbetet në fuqi deri më 15 qershor

Ky vendim do të mbetet në fuqi deri më 15 qershor

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

“Vendimi obligon që në marrëdhëniet me Serbinë  emërtimet te certifikatat fitosanitare dhe dokumentet tjre përcjellse si dhe në certifikatat veterinare dhe dokumentet tjera përcjellëse të përdoren në​ përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Vendimin e miratuar sot janë të obliguara ta zbatojnë policia kufitare, dogana, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe institucionet e tjera përgjegjëse.”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ky vendim do të mbetet në fuqi deri më 15 qershor.

Ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi deklaroi në “Click” se që nga mesnata fillon aplikimi i masave të reciprocitetit./21Media