Dokumentari “My Mind and Me”, premierë në festivalin AFI në Los Angelos

Personaliteti i shoubiznesit Selena Gomez ka thënë se është nervoz tani që po shfaqet dokumentari dedikuar asaj, i titulluar “My Mind and Me”. Ky dokumentar dokumenton gjashtë vite të jetës së saj. Ai përqendrohet rreth problemeve të saja, rreth shëndetit fizik e mendor, si dhe në rrugën e saj deri tek shërimi.
“Ky është njëri prej momenteve të errëra, dhe është tmerruese”, ka thënë ajo për para premierës botërore të tij në Los Angelos, që u shfaq në festivalin e filmit American Film Institute. Por Gomez po ashtu ka thënë se me këtë paraqitje në premierë dëshiron të reflektojë në atë se filmi nuk ka të bëj vetëm me atë, se me të paraqiturit e tregimit të saj dëshiron të nxisë edhe të tjerët që të ndajnë tregimet e tyre.
Festivali American Film Fest(AFI) ku u shfaq ky dokumentar, konsiderohet si platformë për konkurrentët e çmimeve Oscar.
Gomez ka thënë se nuk pendohet që ka lejuar të realizohet ky dokumentar për të, sepse ishte e nevojshme të tregohej para botës për ato që ka hequr ajo.
Regjinë e dokumentarit “My Mind and Me” e ka bërë Alek Keshishian, i cili ka bërë edhe regjinë e dokumentarit për Madonën, “Truth or Dare”.
Ai ka treguar se qëllimi për realizimin e këtij dokumentari ishte që të paraqiste rrugëtimin e kësaj gruaje të re drejtë shërimit. Ai ka treguar se ka gjëra që nuk i ka përfshirë në të dhe këtë e ka bërë për nder të efikasitetit të filmit. Ai ka thënë se këtë nuk e ka bërë ngase ka menduar se skena të caktuara nuk ishin të përshtatshme për film, por se nuk ka dashur.
Në pyetjen se cila ishte pjesa më e vështirë për të cilën Gomez është ndjerë në siklet në film, ka thënë se skuqja e lëkurës ishte më e vështira. Ajo ka treguar se për këtë ka vuajtur shumë, se ka përdorur shumë ilaçe dhe është shtrirë në spital.
Regjisori Alek për dokumentarin ka thënë se Selena është person që na përfaqëson të gjithëve me të. Sipas tij, tani në botë ka shumë thyerje, shumë errësirë, shumë shqetësime, e Selena me këtë dokumentar tregon se ka shpresë për shërim. Kjo sipas tij mund të arrihet përmes bisedave me persona që i kuptojnë problemet e tilla.
Dhe në fund, aktorja Gomez ka thënë se me këtë dokumentar shpreson se njerëzit do të jenë më të hapur, se ata do të kalojnë situata të tilla përmes bisedave, dhe me gjasë se dokumentari do të ndikojë që të shpëtohet jeta e dikujt që ka këto vuatje./21Media

Back to top button