Këngëtarja e njohur Rihanna është duke punuar për dokumentarin e saj të parë tash e një kohë të gjatë.

Ai fokusohet në jetën private të këngëtarës nga Barbados e sigurisht në ato profesionale, ku janë përfshirë momente nga ajo çfarë ndodh në prapaskenë, detaje të panjohura për publikun.

Lajmin se ky dokumentar është drejt përfundimit e ka bërë të ditur regjisori Peter Berg i cili theksoi se realizimi do të dalë fillimisht në SHBA më 4 korrik të vitit të ardhshëm.

Ka një qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme të punoje me Rihannan. Theksoj se kemi 4 vite që punojmë bashkë për këtë projekt dhe çdo moment ka qenë i veçantë. Dokumentari do të dalë në Amazon vitin e ardhshëm”, tha Berg për “Daily Mail”.