Romani i ri i shkrimtarit Ag Apolloni “Një fije shprese, një fije shkrepëse” tashmë gjendet nëpër libraritë e Kosovës. Ky roman është udhëpërshkrim në tragjedinë kosovare gjatë luftës së fundit.

Apolloni i ftuar në emisionin “Bon Bon” të Radiotelevizionit 21 ka theksuar se dokuromani i tij gërsheton disa histori të personave realë, përfshirë edhe historinë e vet.

Është një roman dokumentar që gërsheton disa histori të personave realë, përfshirë edhe historinë time, por unë jam më periferik, theksin kam vendos te dy nënat e Gjakovës, Ferdonija dhe Pashka, mandej edhe si figurë e tretë, është shkrimtari hebre Elivize që më jep mundësi t’i lidh dy luftërat, Luftën botëroren dhe në luftën e Kosovës, këto janë tri historitë më të rëndësishme të romanit”, thotë ai.

Në këtë roman portretizohen ngjarjet në mënyrë faktike gjatë një rrugëtimi që mbaron aty ku nis.

Janë historitë e dy shokëve të mi, me të cilët isha në vizitë te Ferdonija, Gazmend Bajri dhe Dritan Dragusha, romani është libër që përshkruan një rrugë dhe mbaron aty ku nis te katedralja Nën Terezë, te nëna e botës.”

Apolloni tutje thekson se me këtë dokuroman ka për qëllim t’i vetëdijësoi edhe serbët për krimet e tyre, derisa mirëpret një përkthim eventual të romanit në gjuhën serbe.

“Të pagjeturit janë ende plagë e hapur. Romani akuzon dhe thërret për kujdes që t’i vetëdijësoi edhe serbët për krimet e tyre.” /21Media