Ikona e muzikës Dolly Parton ka shkruar tekstet e qindra këngëve gjatë karrierës së deritanishme disa dekadëshe në muzikë, por doli që kënga “Jolene” të jetë e duhura për një rast të veçant për të. Ajo e këndoi atë gjatë marrjes së vaksinës kundër COVID-19.

Vetëm se në vend të “Jolene”, Parton tha “Vaccine”.

Dolli Parton, videon me interpretimin e kësaj kënge e postoi në mediet sociale para marrjes së vaksinës. Kjo 75 vjeçare, vitin e kaluar i dha donacion 1 milion dollarë Qendrës për studime mjekësore në Neshvill “Vanderbilt University Medical Center”  për studim të virusit korona.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dolly Parton (@dollyparton)

Parton në video shihet e veshur me këmishë të purpurtë me krah të hapur, enkas për këtë rast. Ajo kombinoi edhe maskën me veshjen. Para marrjes së vaksinës, po ashtu për fansat e saj tha se më në fund do ta marrë vaksinën dhe se është shmumë e emocionuar për këtë. Parton tha se ka pritur gjatë për këtë, por se më në fund do ta marrë. Ajo po ashtu tha se është mjaft e moshuar për ta marrë atë, por edhe mjaft e mençur për ta bërë këtë, kështu që është shumë e lumtur që do të marrë vaksinën Moderna që sot. Ajo u sugjeroi edhe të tjerëve që të marrin vaksinën kundër COVID-19.

“Për këtë rast kam ndryshuar edhe këngën Jolene” , tha Parton. Ajo tregoi se në vend të Xhollin thotë ‘Vaccine, vaccine, vaccine, vaccine. Dhe vazhdon “Ju përgjërohem, ju lutem të mos hezitoni ta merrni, sepse kur të jeni të vdekur, do të jetë vonë për të”.

Parton në fund tha se bëri paksa shaka, por për vaksinën foli shumë seriozisht. Ajo tha se të gjithë duam ti kthehemi normalitetit, dhe kjo arrihet me marrje të një vaksine në krah. Ky ishte mesazhi i Dolli Parton për të gjithë, që të marrin vaksinën për t’iu kthyer normalitetit.

Parton në fund të videos shihet duke marrë vaksinën, dhe më pas duke thënë “ia dola”./21Media