Ekstraktet e domates pengojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene

Ekstraktet e domates pengojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene

Domatet mund të ngadalësojnë përhapjen e kancerit të stomakut, thuhet në studimin e ri, i cili ka zbuluar se kjo perime e dietës mesdhetare pengon zhvillimin e qelizave kancerogjene.

Ky zbulim mund t’i hapë rrugë kërkimeve shkencore për gjetjen e një mënyre për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes, si dhe përdorimi i dietës mesdhetare për të mbështetur trajtimet konvencionale.

“Efektet e domates nuk lidhen vetëm me një përbërës të caktuar, si likopeni, por me të gjithë frytin”, thotë autorja e studimit, dr. Daniela Barone, nga Qendra Kërkimore e Onkologjisë Mercogliano, në Itali.

Hulumtuesit shkencorë analizuan të gjitha ekstraktet e domates nëse mund të gjurmonin karakteristika të ndryshme të kancerit gastrit.

Rezultatet treguan se ekstraktet pengonin zhvillimin e qelizave kancerogjene, duke çuar në zhdukje të tyre.

Këto rezultate mund të shërbejnë jo vetëm për parandalimin e sëmundjeve, por mund t’i hapin rrugë gjetjes së kurave të reja për trajtimin e saj.