Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri zotohet se do të ndihmojë me një donacion Kullat e Jasharajve, të cilat janë në gjendje jo të mirë. Në një shkrim në Facebook, Tahiri u shpreh se vendi duhet të veprojë më shpejtë për atë vend të bekuar.

“Të dashur shqiptarë, keni çfarë të shikoni me krenari pêr ndihmën që keni dhênë. Krenarë me punën tonë si fondacion dhe vullnetarë që se bashku kemi ndihmuar vendin ku janë të varrosur dëshmorët e kombit tonë!

Po presim që të vazhdojmë e ta dërgojmë donacionin në Prekaz, për kullat e Jasharajve! Sapo të jemi në kontakt me Komunên e Skenderajt dhe kryetarin e nderuar Bekim Jasharin kështu do bëhet edhe atje zbukurimi i varrezave të dëshmorëve!Shteti të veproj më shpejtë për atë vend të bekuar!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kullat e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe shumë komplekse memoriale po vazhdojnë të jenë në gjendje jo të mire derisa ende nuk janë të konservuara, e ndër të tjera nuk kanë kujdesin e merituar./21Media