Presidenti amerikan, Donald Trump i ka shkruar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit.

Trump e ka falendëruar Hotin për librin dhe përkushtimin e tij për paqe në Ballkan dhe në botë.

“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundër për të siguruar stabilitet dhe paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit në mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trumpit të dërguar më 22 shtator.

Letrën e ka bërë publike kryeministri sot përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

“Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA!”, ka shkruar Hoti./21Media