Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë se ai dhe zonja e parë janë në karantinë pasi një nga ndihmësit e tij më të afërta rezultoi pozitiv për koronavirus.

Ai shkroi në Twitter se të dy ai dhe Melania Trump tani po prisnin rezultatet, pasi Hope Hicks ishte infektuar, transmeton rtv21.tv.

Këshilltarja 31-vjeçare e presidentit është ndihmësja më e afërt e Trump e cila ka dalë pozitive. Ajo udhëtoi me të në një debat televiziv në Ohio në fillim të kësaj jave.

Hicks u fotografua duke zbritur nga avioni presidencial të martën në Cleveland pa maskë. Ajo ishte edhe më afër në bordin e helikopterit presidencial “Marine One” të mërkurën kur presidenti mbajti një tubim në Minesota./21Media