Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka pranuar një kartolinë për festat e fundvitit nga Presidenti i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Osmani ka thënë se shpreson që viti 2021 të jetë një pikë kthese pozitive në sfidat e përbashkëta me të cilat përballen shoqëritë tona.

“Faleminderit për urimin zotëri President, Donald Trump. Unë i dëshiroj të gjithë amerikanëve shëndet, prosperitet dhe Krishtlindje dhe Vit të Ri të këndshëm. Shpresoj që 2021 të jetë një pikë kthese pozitive në sfidat e përbashkëta me të cilat përballen shoqëritë tona”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media