Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj -Bujupi ka thëne se kryeministri, Avdullah Hoti nuk po ka kondicion për t’u përballur me deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kadaj- Bujupi reagoi pasi kryeministri Hoti ishte larguar nga seanca.

“Nuk po ka konidicon me u përballë me deputetët, edhe mendoj se kjo është njëfar dobësie se është shumë herët edhe kështu edhe veç 100 ditë, është papërgjegjësi ikja nga seanca parlamentare e nga pyetjet e deputetëve”, ka thënë ajo.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po i bojkoton deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit, duke dalë nga salla kur deputetët e kësaj partie merrnin fjalën./21Media