Boksierja kosovare, Donjeta ka fituar medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar të boksit ‘Balkan’, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë.

Donjeta në finale u përballë me kampionen botërore, brazilianen, Ferreira Beatriz, e cila ndodhet e para në renditjen botërore të AIBA-s, kategoria -60kg.

“Donjeta edhe në finale shfaqi luftë të barabartë, duke treguar se është në formë të mirë para garave që vlejnë për pikë Olimpike”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në finale drejtësinë e ndau gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli./21Media