Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje botërore në boks

Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Boksierja mundi Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg.
Sadiku do t’i sjellë medaljen e parë botërore Kosovës nga sporti i boksit për seniore.
Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, i ka uruar suksese dhe fat Sadikut në rrugën drejt medaljes së artë./21Media

Back to top button