Donald dhe Melania Trump u shfaqën shumë elegantë në portretin e tyre zyrtar të Krishtlindjeve 2020, derisa po përgatiten të kalojnë sezonin e tyre të fundit të festave si President dhe Zonja e Parë.

Në imazh, i cili u postua në llogarinë zyrtare të 50-vjeçares Melania në Twitter të premten pasdite, çifti shihet duke pozuar krah për krah me veshjet e tyre të kordinuara bardh e zi, përcjell portali rtv21.tv

“Gëzuar Krishtlindjet nga Presidenti Donald J. Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump”, thuhet në postim në Twitter, përpara se të zbulohej se fotografia u bë më 10 dhjetor nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë Andrea Hanks.

Ndërsa Donald, 74 vjeç, zgjodhi një smoking tradicional, gruaja e tij u shfaq me stil shumë elegant, duke veshur një palë pantallona të zeza me një shirit mëndafshi anash shoqëruar me një palë taka të zeza klasike.

Sipër , Zonja e Parë veshi një këmishë të thjeshtë të bardhë, e cila ishte mbyllur deri në majë, nën një xhaketë të gjatë të zezë.

Gjatë presidencës së Trump, çifti ka zgjedhur ambiente të ndryshme brenda Shtëpisë së Bardhë për të shërbyer si sfond për portretin e tyre zyrtar festiv, me imazhet e mëparshme që i tregojnë ata duke pozuar përpara një korridori të veshur me pemën e Krishtlindjes dhe para një dere të madhe dyshe në Salla e Kryqit.

Çifti nuk ndanë një portret zyrtar vitin e kaluar, por kanë rikthyer traditën për herë të fundit të festimit të Krishlindjeve në Shtëpinë e Bardhë./21Media