Dorëhiqet kryeshefi i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu

Kapllan Parduzi emërohet ushtrues i detyrës

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina”, ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të Kryeshefit Ekzekutiv të këtij bordi, Ilir Abdullahu.

“Pas pranimit të rekomandimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit të Auditimit të KRUP-së të mbajtur më datë 4 mars 2020, për marrje të masave ndaj Kryeshefit Ekzekutiv në mbledhjen e rregullt të bordit të drejtorëve të KRU” Prishtina” sh.a. të datës 10 mars 2020, kryeshefi ekzekutiv gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve me t’u ballafaquar me këto rekomandime dhe vlerësim jo të kënaqshëm të performancës ka reflektuar dhe ka kërkuar lirim nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të KRU”Prishtina” sh.a. Për rrjedhojë, Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryeshefit ekzekutiv,”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Po ashtu bëhet e ditur se në vend se Ushtrues të Detyrës së kryeshefit ekzekutiv emëron, Kapllan Parduzi./21Media

Back to top button