Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Naim Fetahu, sot ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se dha dorëheqje për arsye personale.

Ai ka thënë se do të vazhdojë të mbetet aktiv në politikë dhe në shërbim të qytetarëve, vetëm se për momentin ka vendosur që për një kohë t’i kthehet familjes, respektivisht, tre djemve të tij.

“Prandaj, sot kam vendosur për arsye personale te jap dorëheqje nga pozita drejtuese në Degën e Partisë Demokratike në Podujevë. Kam vendosur që për një periudhë ti kthehem familjes. Kjo nuk do të thotë se unë heqë dorë nga politika. Deri në frymëmarrjen e fundit unë do të jem në shërbimin tuaj, sepse u jam borxhli për përkrahjen që ma keni dhënë ndër vite”, ka shkruar Fetahu në Facebook./21Media

Të nderuar qytetarë të Podujevës,

Po bëhen 30 vite që kur jam aktiv në jetën publike dhe në shërbim të të…

Posted by Naim Fetahu on Tuesday, December 15, 2020