Mbi 1 mijë persona të vdekur nga koronavirusi

Mbi 1 mijë persona të vdekur nga koronavirusi

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Suleiman Soylu njoftoi sot në Twitter se ka dhënë dorëheqje për shkak të mënyrës së aplikimit të një shtetrrethimi dy-ditor në qytetet e mëdha turke për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Turqia njoftoi të premten se një shtetrrethim dy-ditor do të hyjë në fuqi gjatë fundjavës dhe përpara fillimit të tij, një numër i madh njerëzish vërshuan dyqanet në Stamboll, si dhe në qytete të tjera për të marrë ushqim dhe pije, transmeton Reuters.

Orari i shtetrrethimit ngjalli kritika nga qytetarë në të gjithë vendin, shumë prej të cilëve treguan që masa po e rrit rrezikun e përhapjes së virusit.

“E gjithë përgjegjësia për kryerjen e një shtetrrethimi është e imja”, tha Soylu për Daily Turk Sabah.

Në Turqi janë konfirmuar sot 4.889 raste të reja me koronavirus dhe 97 vdekje, duke ngritur bilancin e viktimave në 1.198, teksa deri më tani janë gjithsej 56.956 të prekur me COVID-19.