Presidenti i Kirgistanit Sooronbai Jeenbekov është dorëhequr sot pas disa ditë protestash në lidhje me disa zgjedhje parlamentare, duke thënë se dëshiron të parandalojë gjakderdhjen mes forcave të sigurisë dhe protestuesve.

“Për mua, paqja në Kirgistan, integriteti i vendit, bashkimi i popullit tonë dhe qetësia e shoqërisë janë mbi të gjitha. Une nuk dua ta mbaj fuqinë, nuk dua të mbes në histori si presidenti i Kirgistanit që derdhi gjak dhe qëlloi qytetarët e tij. Prandaj, kam vendosur të dorëhiqem”, ka deklaruar Jeenbekov.

Jeenbekov ishte presidenti i tretë i Kirgistanit që është larguar nga posti për shkak të protestave që nga viti 2005./21Media